Shqip
Surah El Karia - Aya count 11
ٱلْقَارِعَةُ ﴿١﴾
Goditja e tmerrshme (Kijameti)!
مَا ٱلْقَارِعَةُ ﴿٢﴾
Ç’është Goditja e tmerrshme!
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْقَارِعَةُ ﴿٣﴾
Kush të tregon ty për Goditjen e tmerrshme?
يَوْمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلْفَرَاشِ ٱلْمَبْثُوثِ ﴿٤﴾
Njerëzit, atë Ditë do të jenë të shpërndarë si fluturat,
وَتَكُونُ ٱلْجِبَالُ كَٱلْعِهْنِ ٱلْمَنفُوشِ ﴿٥﴾
kurse malet – si leshi i shprishur.
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ ﴿٦﴾
Atij (njeriut), veprat e mira të të cilit rëndojnë në peshojë
فَهُوَ فِى عِيشَةٍۢ رَّاضِيَةٍۢ ﴿٧﴾
ai do të jetë në jetën e kënaqur (në jetën e përhershme),
وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ ﴿٨﴾
e atij (njeriu), veprat e mira të të cilit nuk rëndojnë në peshojë,
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٌۭ ﴿٩﴾
strehimi i tij do të jetë gremina e Skëterrës.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا هِيَهْ ﴿١٠﴾
E, kush të tregon ty se ç’është gremina e Skëterrës?
نَارٌ حَامِيَةٌۢ ﴿١١﴾
(Ajo është) zjarr i vrullshëm.